Kurti zbulon prapaskenat e bisedës me ambasadorin e ShBA-së: Po kthehesha nga Tirana

30 nëntor 2022 | 14:05

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka treguar se si ka ardhur vendimi deri tek shtyrja për 48 orë e çështjes së targave.

“Isha duke u kthyer nga Tirana për në Kosovë kur me thirri ambasadori amerikan. Ai nuk më tha se Kosova e ka keq, ai tha se Kosova është në rregull, por çfarë e pret atë mëngjesin e së nesërmes”.

“Më tha ta shtyjë për 48 orë vendimin, nuk më tha shtyje për dhjetë muaj. Unë e shtyva për 48 orë, dhe brenda atyre orëve deklarata e Josep Borrell ndryshoi krejtësisht”, ka thënë Kurti para deputetëve të Kuvendit.

Ambasadori Jeff Hovenier, më 22 nëntor, në orën 00:19 minuta, i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës ta shtyjë vendosjen e gjobave për 48 orë.

Hovenieri ka thënë se këtë kërkesë ia ka bërë qeverisë për t’i lejuar ShBA-të dhe BE-në që t’i angazhojnë palët për të gjetur një zgjidhje.

“Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara se liderët e Kosovës dhe Serbisë nuk arritën sot të arrijnë një marrëveshje për zgjidhjen e krizës aktuale në Kosovë. Kemi kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të shtyjë për 48 orë vendosjen e gjobave për t’i lejuar BE-së dhe Shteteve të Bashkuara të angazhojnë më tej palët për të gjetur një zgjidhje”, ka shkruar ai në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë një interviste, Olena Zelenska ka folur për vështirësitë e…