Rrëfimi mes lotësh i Zonjës së Parë të Ukrainës: Frikësohem nëse djali im do të kthehet nga shkolla i sigurt

30 nëntor 2022 | 13:56

Gjatë një interviste, Olena Zelenska ka folur për vështirësitë e mbajtjes së familjes së saj të bashkuar ndërsa përballet me luftën në Ukrainë, shkruan “Skynews”.

Zonja e parë e Ukrainës, ka thënë se ajo dhe burri i saj Volodymyr Zelensky po përpiqen të sigurohen që dy fëmijët e tyre “të mos shqetësohen për ta.”

“Ndjej se po bëjmë gjënë e duhur. Detyra ime është t’i mbaj ata të sigurt”, ka hënë ajo.

Por, ajo ka thënë se derisa intervista po zhvillohej janë dëgjuar sirenat e alarmit në Kiev. “Në këtë moment, djali im po del nga shkolla dhe po shkon në shtëpi. Dhe tani jam e shqetësuar nëse djali im do të kthehet në shtëpi i sigurt”, ka thënë ajo.

E pyetur nëse presidenti rus, Vladimir Putin, ka ndërgjegje apo është “thjesht një përbindësh”, zonja Zelenska është përgjigjur: “E dyta”.

Ajo ka thënë se nuk ka asnjë mesazh për liderin rus, duke shpjeguar: “Unë do të tregohem shumë e sinqertë me ju. Nuk dua të flas drejtpërdrejt me të, kurrë. Nuk dua të jem në atë situatë”.

Zonja e parë e Ukrainës ndodhet në Mbretërinë e Bashkuar, ku është takuar me bashkëshorten e Mbretit Charles.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tri ndeshje të luajtura në NBA. Ekipi kampion i Golden…