Kurtishaj: Shqipëria, top destinacion për pushime – rezervoni me kohë paketat turistike 2023 të “Sharr Travel”

19 qershor 2023 | 23:01

Shqipëria do të jetë top destinacion i kosovarëve edhe për vitin 2023, madje edhe të atyre nga diaspora.

Paketat turistike atje do të jenë më të lirat, por edhe më të mirat në krejt rajonin ballkanik.

Kështu thotë kryetari i Shoqatës së Turizmit të Kosovës, Ruzhdi Kurtishaj, njëherit pronar i agjencisë lidere turistike, Sharr Travel.

“Kemi bërë përgatitjet paraprake. 2023-ta do të jetë një vit i suksesshëm duke marrë parasysh interesin e qytetarëve për t`i kaluar pushimet verore në Shqipëri. Mendoj që 2023-ta do të jetë verë me interes për turizimin shqiptar. Ka kërkesa nga Gjermania dhe Zvicra, për të ardh në Shqipëri, duke lënë pas pushimet në Turqi. Kjo falë ofertes turistike që është më e lira në rajon”, u shpreh Kurtishaj për Front Online.

Por, çka i lidh sipas tij kaq shumë kosovarët me Shqipërinë.

“Kosovarët e kanë destinacion Shqiperinë, për cmimet e lira dhe kushtet e mira, dëgjojnë muzikë shqip, flasin shqip e socializohen me njëri tjetrin. Jemi krenar me punën tonë. Sharr Travel është urëlidhëse Kosovës dhe Shqipërisë”.

Për fund, Kurtishaj pati një thirrje për pushuesit kosovarë.

“Të mos e lënë pushimin për ditën e fundit, ka kaluar koha kur kanë ik në pushim brenda natës. Kjo nuk duhet të ndodh sepse hotelet shqiptare kanë dhënë dhoma me garanci për qytetarët e huaj. Kosovarët duhet të bëjnë rezervime me kohë, për korrik e gusht, siç i bënë e gjithë bota”, pohoi Kurtishaj.

Vetëm këtë fundjavë nga pika kufitare e Morinës kanë hyrë më shumë se 16 mijë qytetarë.

Sharr Travel organizon udhëtime ditore, por edhe të përjavëshme për në qytetet bregdetare të Shqipërisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka kërkuar nga…