Kusari: Kosova ka shënuar regres alarmant në lirinë e medias, kjo është njollë e zezë për vendin

03 maj 2024 | 11:41

Juristja e medias, Flutura Kusari ka reaguar pasi Kosova ka shënuar rënie për 19 vende në indeksin vjetor për lirinë e medies nga “Reporterët pa Kufij”, duke u renditur e 75-ta nga 56-ta sa ishte vjet.

Kusari e ka cilësuar si alarmues këtë raport, duke shtuar se kjo është një njollë e zezë e shënuar sot në historinë e vendit tonë. Ajo ka thënë se regresi është alarmant, teksa ka renditur edhe pesë arsyet që sipas saj kanë çuar në këtë renditje.

“Alarmuese, alarmuese, alarmuese. Një njollë e zezë është shënuar sot në historinë e re të vendit tonë. Njollë që nuk do të hiqet lehtë. Kosova ka shënuar regres alarmant dhe është renditur 19 vende më poshtë në Indeksin e Reporterëve pa Kufij sa i përket lirisë se medias. Pesë arsyet që kanë çuar në këtë rezultat të turpshëm të qeverisjes së koalicionit LV dhe Guxo janë: 1. Tentim-mbyllja e “Klan Kosova’. 2. Projektligji për KPM-në. 3. Sulmet dhe denigrimet online që u bëhen gazetarëve dhe aktivistëve kur e kritikojnë pushtetin. 4. Emërimi i njeriut të LV-së si drejtor i televizionit në RTK dhe gjunjëzimi (presioni) financiar që po i bëhet transmetuesit publik. 5. Pasiguria e gazetarëve”, ka shkruar Kusari në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Akti i dytë i serisë së finaleve të “play-off”-it në…