Drita fiton me përmbysje finalen e dytë ndaj Skenderajt

03 maj 2024 | 11:41

Akti i dytë i serisë së finaleve të “play-off”-it në Raiffeisen Superligën A të volejbollit te vajzat, ka sjellë edhe një dramë tjetër prej 5 setash, ku Drita fitoi 3 me 2.

Gjithçka dukej se po shkonte mbarë për skuadrën nikoqire, kur Skenderaj e fillon në formë të shkëlqyer ndeshjen, pasi avancon 2 me 0, pas dy seteve të parë të fituar 25:17 dhe 25:21.

Mirëpo kampioni në fuqi, dukej se kishte rezervuar befasi, për pjesën e mbetur të ndeshjes. Drita solli një rikthim tjetër për mbamendje, kur i fitoi tri periudhat vijuese, me rezultat 25:13; 25:22 dhe 15:11, për ta bërë edhe hapin e dytë drejt mbrojtjes së titullit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) ka shprehur…