KMShK-ja: Përpjekjet për kontroll mbi mediet janë të papranueshme

03 maj 2024 | 11:35

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) ka shprehur shqetësim në lidhje me regresin që ka shënuar Kosova në indeksin e Reporterëve pa Kufij.

KMShK-ja ka theksuar se sulmet dhe linçimet politike ndaj mediave dhe gazetarëve janë kërcënim serioz për një gazetari të pavarur dhe profesionale.

“Me rastin e 3 majit – Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) sjell ndërmend se liria e medias është pjesë thelbësore e një shoqërie demokratike. KMShK-ja shpreh shqetësimin për përkeqësimin e lirisë së medias në Kosovë, gjegjësisht regresin që ka shënuar Kosova në Indeksin e Reporterëve Pa Kufij, duke rënë për 19 vende – nga pozita 56 në 75. KMShK-ja bën thirrje që mediat dhe gazetarët të mos pengohen gjatë punës së tyre. Sulmet politike ndaj mediave dhe gazetarëve, si dhe fushatat linçuese ndaj tyre janë kërcënim serioz për një gazetari të pavarur dhe profesionale, si dhe për integritetin dhe jetën e gazetarëve”, është thënë në reagimin  e KMShK-së.

KMShK-ja e ka vlerësuar si të dëmshme dhe të papranueshme përpjekjet e autoriteteve në Kosovë për kontroll mbi mediat dhe cenimin e fjalës së lirë.

“KMShK-ja i vlerëson të dëmshme dhe të papranueshme përpjekjet e autoriteteve për kontroll mbi mediat dhe cenimin e fjalës së lirë”, është thënë në reagimin e KMShK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka…