Kusari-Lila e quan përpjekje të kundërligjshme formimin e Komisionit Hetimor

19 prill 2022 | 15:15

Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, e ka quajtur përpjekje të kundërligjshme formimin e Komisionit Hetimor, të propozuar nga PDK-ja.

Në një konferencë për media, Kusari-Lila ka thënë se LV-ja nuk ka çfarë të fsheh në raport me këtë komision.

“Sot ishim dëshmitarë të një përpjekje të kundërligjshme. Kjo ishte përpjekja e dytë e opozitës të cilët në kundërshtim me rregullat për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar. Ata tentuan të na vendosin para aktit të kryer. LV-ja refuzoi të bëhet pjesë e kësaj vendimmarrje. Ne nuk kemi asgjë për të fshehur në raport me kërkesat për hetim parlamentar. Ne nuk mund t’ia bëjmë numrat opozitës kur bëjnë shkelje, përkundër faktit që ne e mbështesim”, ka thënë ajo.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Prishtinës ka sqaruar qytetarët përmes një njoftimi për…