Kusari-Lila fajëson opozitën për ndërprerjen e seancës: Nuk e përkrahim tërheqjen e mjeteve nga Trusti

22 qershor 2022 | 17:02

Kryetarja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, në një konferencë për media ka thënë se ishte opozita që nuk ka marrë në votim duke pamundësuar kuorumin dhe vazhdimin e seancës.

“Sot ajo çfarë ndodhi në seancë ishte humbja e kuorumit si pasojë e mospjesëmarrjes në votim të opozitës dhe kjo situatë po përsëritet. Nuk ishte mazhoranca që e bllokoi por ishte opozita që refuzoi të ishte aktive në pikat të cilat ishin në agjendë për tu trajtuar sot. Opozita duhet të jetë serioze dhe jo të bëjë bllokada duke zgjedhur pikat që atyre u përshtaten”, ka thënë ajo.

Më tutje, ajo ka thënë se grupi parlamentar i LV-së nuk e përkrahë ligjin që mundëson tërheqjen nga Trusti.

“Mazhoranca është deklaruar, gjegjësisht grupi jonë parlamentar ka deklaruar se nuk e përkrahë tërheqjen e mjeteve nga Trusti dhe kjo ka të bëjë me ruajtjen e mirëqenies së qytetarëve. Ajo çfarë opozita ka propozuar është mbështetur nga të tjerët, unë e kuptoj tendencën se të gjithë që kanë fonde në Trust kanë projektuar se ku do t’i shpenzojnë ato por kjo është afatshkurtër që do të krejt pasoja afatgjate”, ka thënë Kusari-Lila.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesit i ka përfunduar kontrata në Real Madrid dhe tani…