Kusari-Lila reagon për prerjen e drunjve në Gjakovë

18 shtator 2020 | 11:58

Kryetarja e Alternativës, deputete në Grupin Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka reaguar në lidhje me prerjen e drunjve shumëvjeçare në rrugën kryesore të Gjakovës “Nëna Terezë”.

Kusari-Lila përmes një postimi në rrjetin social në “Facebook” ka shkruar se drunjtë 40 – 50 vjeçar u prenë për zgjerimin e rrugës.

Ajo e quajti këtë veprim si krim mjedisor, raporton “Epoka e re”.

Postimi i plotë i saj:

Kështu u zgjua sot Gjakova. Drunjët 40 – 50 vjeçar u prenë në rrugën kryesore të qytetit “Nëna Terezë”, për t’u zgjeru rruga për më shumë makina, për t’u ngushtu trotuaret dhe për t’u vështirësu ecja e këmbësorëve.
Ky jo vetëm që është krim mjedisor, është krim mbi të drejtat dhe liritë e njeriut, është krim mbi trashigiminë historike dhe urbane, krim mbi identitetin e qytetit dhe është krim pasojat e të cilit do të ndjehen edhe për shumë vite tjera.
Fatkeqësisht kjo është pamja e vërtetë e slloganit të zgjedhjeve qendrore nga partia në pushtet në Gjakovë, “Kosova 100%” dhe sllogani i zgjedhjeve lokale “Tash Gjakova”.
Ndotje, mjerim dhe krim!

Publiée par Mimoza Kusari sur Vendredi 18 septembre 2020

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Artrim Gashi, shpall të pavlefshme dëftesat e klasës së I-IX,…