Kusari-Lila: Votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare mbetet sfidë

11 mars 2024 | 13:48

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar se partitë parlamentare nuk janë dakorduar për një seancë të rregullt.

Ajo ka thënë se votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare mbetet sfidë sepse kanë mbetur edhe 12 të tilla për çfarë ka kërkuar më shumë se përkushtim në votimin e tyre.

“U caktua vetëm një seancë e jashtëzakonshme, ajo që është bërë me kërkesë të opozitës. Fatkeqësisht nuk arritëm të dakordohemi për një seancë të rregullt…”, ka thënë Kusari-Lila.

Kusari-Lila, ka folur i edhe për paralajmërim e vizatë së Escobarit duke u ndalur te çështja e dinarit si çështje që mundet të diskutohet e po ashtu edhe draftin e Asocacionit dhe për zgjedhjet për shkarkimin e katër kryetarëve në veri të vendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në barazimin ndërmjet Liverpoolit dhe Manchester Cityt (1-1), një vëmendje…