Kusari: Nuk e di pse Isa Mustafa po krenohet me veprime destruktive

09 prill 2020 | 01:40

Deputetja e Grupit të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë në emisionin DPT të Fidani se nuk e kupton pse kryetari i Isa Mustafës po krenohet që rrëzoi një qeveri në kohën kur pandemia ishte shpallur globalisht. Ajo po ashtu thotë se qeveria kishte performancë të mirë, dhe kështu vetëm sa e shton presionin mbi ata që e rrëzuan.

“Do të doja që njerëzit të krenoheshin me veprime konstruktive, e jo destruktive”, thotë ajo.

“Nuk e di pse Isa Mustafa po krenohet me veprime destruktive”.

“Fakti që ai tha se kemi rrëzuar një qeveri me 82 vota në kohë pandemie tregon destruktivitet. 25 marsi është pikë e zezë, e jo diçka për tu krenuar.  U rrëzua një qeveri që kishte performancë të mirë. Të gjithë ministrat e tjerë punuan mirë. Tash kur po thonë se ishte koha për ta rrëzuar qeverinë, por jo për të shkuar në zgjedhje pasi është pandemi është e pakuptueshme”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit, Tedros Adhanom Ghebreyesus, iu…