Kush duhet të frikësohet nga Ligji për verifikimin e pasurisë? Përplasen deputetët e pozitës

02 shkurt 2022 | 12:05

Deputetja e Listës Guxo, Daorsa Kica-Xhelili, ka thënë se nuk është e të njëjtit mendim me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha lidhur me deklaratën se personat që kanë punuar kundërligjshëm duhet të frikësohen nga zbatimi i Ligjit për administrimin e pasurisë së sekuestruar dhe konfiskuar.

Kica-Xhelili ka thënë se  të gjithë qytetarët mund t’i frikësohen këtij ligji për shkak të mungesës së informacioneve e jo veç pse kanë kryer krime.

“Mendoj që në parim krejt po e dimë se çka është synimi kryesor i këtij projektligji. Po dojmë me i ndjek të gjithë ata që kanë fituar në mënyrë të kundërligjshme. Edhe hezitimet tona këtu janë të ligjshme. Nuk pajtohem me kolegun tim se nga ky ligj duhet të frikësohen veç ata që kanë bërë krime sepse krejt qytetarët e thjeshtë laikë-juridikë të cilët i frikësohen zbatueshmerisë jo sepse kanë kryer krime por nuk e dinë, nuk e kuptojnë aplikueshmerinë e këtij ligji dhe këto sqarime janë diçka të nevojshme”, ka thënë ajo në mbledhjen e Komisionit për Legjislacion.

Ajo ka thënë se frika nuk është diçka negative.

“Mos e merrni frikën si diçka negative. Përkundrazi mendoj që frika është mënyra e vetme sesi evitohen problemet në zbatueshmerinë e ligjit. Një pjesë të madhe të brengave të mija i adresuat dhe po ndihem mirë”, ka thënë Kica-Xhelili.

Ndërsa deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka thënë se personat që e kanë keqpërdorur detyrën zyrtare duhet që të frikësohen nga Ligji për administrimin e pasurisë së sekuestruar dhe konfiskuar.

Ai ka thënë se njerëzit e ndershëm nuk kanë arsye që të frikësohen.

“Njerëzit e ndershëm nuk kanë nevojë me u frikësuar e as nuk e paraqesin këtë frikë. Frika për rrëzimin në Kushtetuese ose që mundet me pas probleme ligjore aty janë të arsyeshme. Frika që mundet me pas probleme ligjore munden me qenë të arsyeshme. Por, frika e atyre njerëzve që i frikësohen këtij projektligji janë ata që kanë keqpërdorur me detyrën zyrtare e që mendoj se e kanë detyrë me i kthyer paret atje ku i kanë marrë”, ka thënë Basha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Valmir Elezi Sot, të jetosh në Ukrainë duhet të ndjesh…