Kush është fytyra e re e PDK-së?

11 shtator 2019 | 08:40

Merita Makolli, kandidate për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës vjen nga fusha e aviacionit civil dhe nga përfaqësia politike e UÇK-së e udhëhequr nga Adem Demaçi.

Makolli është vajza e veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare Shasivar Makolli – ÇALI, i cili është  dekoruar me “Urdhërin e Lirisë” nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

“Jam shumë e nderuar nga ky besim dhe shpresoj që njëkohësisht të kem edhe besimin e juaj të shenjtë për të folur me zërin dhe zemrën tuaj. Besoj se e ardhmja jonë do jetë e ndritur. Faleminderit Partisë Demokratike të Kosovës, kolegëve të mij, miqve, familjarëve dhe gjithë njerëzve të mirë të vendit tonë!”, ka thënë Makolli në faqen e saj në Facebook.

Ja postimi i plotë i Makollit:

Të dashur njerëz të njohur dhe të panjohur që do lexoni këtë shënim,

Une jam Merita Makolli, vajza e Shasivar Avdyl Makollit, e lindur dhe e rritur në Prishtinë.

Tani 20 vite punoj në Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror të Republikës së Kosovës, aty ku u pjeka si njeri dhe si profesionist i fushës dhe aty ku akoma me shume mesova ta dua vendin tim.

Partia Demokratike e Kosovës, partia e vlerave tona, më dha besimin, vlerësimin dhe mundësine për të qenë pjesë e një procesi, përmes të cilit fitohet ose jo LEJA e qytetarit të Kosoves, për tu bërë pjesë e asaj shtëpie të madhe ku shtrohet rruga e ardhmerisë sonë.

Jam shumë e nderuar nga ky besim dhe shpresoj që njekohesisht të kem edhe besimin e juaj te shenjte per te folur me zërin dhe zemrën tuaj.

Besoj se e ardhmja jonë do jetë e ndritur.

Faleminderit Partise Demokratike te Kosoves, kolegëve të mij, miqve, familjarëve dhe gjithë njerëzve të mirë të vendit tonë!

Urime dhe suksese për të gjithë!

PDK, 93!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori i qeverisjes amerikane, Ilir Ibrahimi, ka thënë se pas…