Kush i sheh këto tri femra në foto le ta lajmëron policinë

25 janar 2023 | 13:31

Sektori i Hetimeve të Stacionit policor Prizren është duke zhvilluar hetime lidhur me veprën penale “vjedhje”, që ka ndodhur më 29 dhjetor 2022 në qendrën tregtare “Lorik”, në Prizren që ndodhet në rrugën “Wesli Klark” në Prizren.

“Me datën 29/12/2022 në  ora 23:45, ankuesi B.M. ka raportuar se gjate blerjes të gjësendeve në qendrën tregtare ‘Lorik’, në rr. ‘Wesli Klark’, Prizren , e kishte lënë telefonin ‘Samsung A11’ ku pasi kishte qenë duke e kryer pagesën, e ka lënë telefonin në tavolinë dhe ne ato momente  tre femra të dyshuara, të panjohur e marrin telefonin duke e fshehur dhe largohen nga lokali. Të dyshuarat kërkohen për veprën penale ‘Shpërdorim të pasurisë së huaj’. Sektori i hetimeve ka bërë përpjekje maksimale në ndriçim të veprës penale dhe ka siguruar fotografi dhe video  të dyshuarave, mirëpo deri tani nuk ka rezultuar  në identifikim e të dyshuarave”, ka njoftuar policia.

Me këtë rast, policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për arrestin e tri të dyshuarave.

Andaj  Policia e Kosovës – Stacioni Policor në Prizren, bazuar në ligj  për publikimin e fotove me shënime tjera të personave të kërkuar, me Autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren, me qëllim identifikimit, lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e dyshuarave, lëshon:  Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për identitetin apo vendndodhjen e personave të dyshuar në fotot e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor. Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: – 192 dhe 080019999 (pa pagesë)  029 244 740- Stacioni Policor Prizren – E-mail adresa: [email protected]”, ka njoftuar policia.

May be an image of 5 people, people sitting and indoor

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Veterani i Milanit, Zlatan Ibrahimoviq diskutoi dashurinë e tij për…