
Kush po bllokon formimin e institucioneve?!
Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA
Fizkultura e Kurthit: Eksperti për hajvanë dhe hajvanat, Albin Kurthi natën kur arriti fitoren e Pirros, më tepër se 450.000 votuesve dhe familjeve të tyre, me një alkimi prej sadisti ua ndryshoi biologjinë dhe fiziologjinë, nga njerëz i bëri kafshë, nga të vetëdijshëm dhe të arsyeshëm i bëri të udhëhiqen nga instinkti prej kafshe. Militantët e pranuan këtë thuaja si diçka normale, aspak për çudi. Albin Kurthi tha se LV-ja do ta ketë kryetarin e Kuvendit dhe se të njëjtën ditë do ta kemi qeverinë Kurthi 3 ku ai do të jetë KM. Tha se i kanë votat pastaj këtë e pohuan edhe personalitete të shquara njerëzore, intelektuale dhe politike të LV-së, të njohur që kurrë në jetën e tyre nuk kanë gënjyer, madje as me 1 prill kur edhe lejohet “shmangia nga e vërteta”. Po kush do të dyshonte në sinqeritetin e Zdravo Mimozës, Mef Bajçinës, kumbarës së Spasiqëve të Obiliqit, Dilmalit, anarkistit proamerikan të Putinit e deri te marioneta që kinse po e drejton Kuvendin. Votat, ose i kanë, ose nuk i kanë. Votat përcaktuese janë në prapanicën e Fatmir Limajt, LV-ja edhe aty i ka futur hundët, për një bythë karrige dhe pushteti. Tash, Fatmir Limaj është shndërruar në hamshor politikë, vetëm a mundet, i kërcen kujt të dojë, për tre vota. As Kazanova nuk i kishte këto rrethana dhe mundësi! LV-ja do me çdo kusht që për kryetar të Kuvendit ta ketë një marionetë femër të cilën do ta përdorë Kurthi, në kohën e duhur dhe në mënyrë të duhur, sidomos pasi të shkoi në shportë Vojsa Osmani, si material që nuk riciklohet më. Atëherë Lenka do të jetë pykë e dyfishtë bllokuese, si kryetare eventuale e Kuvendit dhe si presidente në detyrë, deri në zgjedhje të të parit / parës së vendit. Kurthi KM, me marionetën Lenkën si kryetare e Kuvendit dhe fotokopje e noterizuar e Vojsa Osmanit, e bënë shylevek të një autokracie dhe diktature të pashmangshme me ç’rast Koreja e Veriut do të ishte super demokratike krahasuar me Kosovën. Lenkën nuk po e votojnë që të bëhet Elisa Spiropali e Kosovës ndonëse shumë ka investuar në pamjen e jashtme apo ambalazhimin, e brendshmja mbetet e ashtëzuar në mungesën kronike të integritetit profesional. Prandaj edhe pranon rolet sipas skenarit të Dejona kapuçekuqes dhe Albin “Cezarit”. Ky nipi politik i Arkanit në një emision të prostitucionit informativ e pati quajtur “iron laddy” apo në shqip, zonja teneqe. Albinit i përshtatet shfaqja ku në çdo 48 orë ia ngrehë penjtë, zonjës Teneqes. Kurthi e ka përsosur sistemin Matrjushka, sistem rus ku brenda trupit të një kukulle mëshihen kukulla tjera. E nxjerr marionetën Vojsa Osmani, del mationeta Dehari, e radhës është marioneta Lenka, deri te marioneta e radhës. Është situatë jonormale, Kurthi, Mihalidis dhe rrogëtarët e tyre bëjnë be dhe rrëfen në kokë të Lenkës sepse është pykë e fortë për të ardhmen, nuk lë ëndërr pa ia realizuar Fidelit të Kosovës. Natyrisht, nëse e lejon opozita. Nëse Lenka bëhet Elisa Spiropali e Kosovës me 61 – 62 deputetë, do të fundoset përfundimisht, askush nga opozita nuk bashkëpunon me te, më vonë edhe pozitës do t’i bëhet barrë e që do ta hedhin në deponinë e mbeturinave. Sikur edhe shumë të tjerë!
Kjo është lojë e Kurthit, opozita është Kurth – uar në këtë kurthë. Është lojë pa kufi, pa afate dhe ikje nga afati 15 ditësh për formim të qeverisë. Kurthi nuk i donë shqiptarët, as kosovarët e as Nexhmedin Spahiun, nuk e do as Shqipërinë, vetëm pushtetin e do. Veten në pushtet dhe pushtetin nën Kurthin, nuk ka mundësi tjera. Deputetët i ka prona dhe piona të shahut, iu premton se i bënë mbretëresha ndërkaq më së shumti i bënë ushtarë të baltës apo kuaj me liri të lëvizjes dhe mendimit të kufizuar, si shkronja L, aq lëvizë kali i shahut dhe gomari i politikës. Kosova është në bllokadë nga injorantët, dashakeqët, antikombëtarët dhe dhunuesit e vullnetit qytetar. Kosovës po ia fikin dritat kriminelët e ZRrE dhe ata të politikës. Kosova është pa miq, ka bërë shumë armiq. Populli duhet t’ua tregojë derën, edhe kriminelëve të ZRrE-së si dhe politikanëve shpërdorues të votës së tyre.
Dikush duhet të tregohet dhe dëshmojë se është më pak budalla se tjetri, për të mbijetuar si popull dhe si shtet. Ndryshe, ikëm për lesh! Në atë rrugë jemi, e jemi bërë njëkahëshe, pa alternativa tjera. Përbuzje popullit, shtetit dhe drejtësisë, lavdi marrëzisë! Ndërrojeni selinë e qeverisë, në vend të kabinetit qeveritar bëhuni Teatër i Kukullave në Dodonë. Hileqarë dhe të pashpirtë, të pa ndjenja dhe injorantë, tregtarë flamujsh dhe bashkimit kombëtar. Askush më nuk iu beson! Thefshi qafën pa të keqen e askujt! Rrasuni pushtet duke shkatërruar shtet!