Kush vodhi vota deputetësh, atje?

15 tetor 17:19

Fadil Maloku

(Ose si i eliminoi ca eminenca për deputetë “lufta” e brendshme partiake?)

1. Zgjedhjet e sivjetme në Kosovë, sipas shumë parametrave ndërkombëtarë, ishin me standarde të larta, pra ishin për lakmi dhe përtej stadit të emancipimit politik të rajonit. Por, shtrohet pyetja, a ishin të tilla edhe në brendësi? Shumica e informacioneve, që tashmë janë duke arritur, pas numërimit të votave për subjekte politike, po dëshmojnë një konkurrencë tejet të ashpër jo midis subjekteve, por tani midis kandidatëve për deputetë që, ndryshe, shquhet edhe si “luftë brenda llojit”.

2. Por çka e karakterizon këtë lloj “lufte” dhe përse zhvillohet me aq butësi të ashpër sociale? Arsyet duket se janë të shumta dhe pa dyshim se varen shumë nga shkalla dhe përvoja emancipuese e kandidatit. a). Egoizmi social që manifestohet brenda subjekteve politike, që në fillim u zhvillua kryesisht përmes ndarjes në grupe prej pesë kandidatësh, agjitimit ndërfamiljar e ndërfisnor, përhapjes së paragjykimeve dhe stereotipive për kundërkandidatët konkurrentë; b). xhelozia pasionante midis kandidatëve të vjetër (kontribuues të theksuar partiakë) dhe kandidatëve (parashutistë) të katapultuar nga korneri. Që nga kandidatët e vjetër perceptohen si jomeritorë apo të padenjë për të qenë para tyre kandidate serioze për listën e deputetëve; c). korruptimi i komisionarëve që e numëruan joprofesionalisht potencën e votave. Shumica e “gabimeve” (duket me qëllim) ishin nga këta komisionarë (B. Ramadani nga AAK-ja, B. Latifi nga PDK-ja, B. Luzha nga AAK-ja) që në zgjedhjet e 2017-s ca nga ta edhe u dënuan me vërejtje e gjobitje.

3. Fenomeni i “luftës së brendshme”, shikuar me dioptrinë sociologjike, duket se është më shumë produkt i vonesës emancipuese sesa i ndonjë komploti të organizuar qëllimisht nga ndonjë subjekt i caktuar politik, apo ndonjë kandidat i caktuar që ka ambicie dhe qëllim final, abuzimin me votën e lirë qytetare. Kurse votat e ardhura nga Serbia, shlirë mund të trajtohen si masakrim dhe vjedhje industriale. Sepse, asnjë nen a kod ligjor nuk dëshmon se votimi i diasporës mund të bëhet nëpër ambasada apo vende të tjera ku mungon monitorimi… Zgjedhjet në Kosovë duket se ende janë veç një garë meskine për monopol dhe kryesisht ushtrohet përmes klanesh e grupesh klienteliste. Sepse i mungon elementi i garimit fisnik në ide, projekte e oferta konkrete për të mirën e shtetit dhe kombit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, është takuar sot edhe me…