Kushner: Kosova është në Evropë, t’u jepet fjala më shumë evropianëve sesa amerikanëve

19 shkurt 2018 | 22:10

Ish-kryeadministratori i parë i UNMIK-ut në Kosovë, Bernard Kushner, ka thënë se nga koha kur ka shërbyer në Kosovë deri tash kanë ndryshuar shumë gjëra.

Ish-ministri i Jashtëm i Francës, ka thënë se vetëm besimi ndër qytetarë është i njëjtë me atë para afro 20 vjetësh.

“Duket se kosovarët s’po e vërejnë çfarë ka ndryshuar. Kanë frikë për të ardhmen, nuk e kanë ende besimin e plotë, përveç kësaj gjithçka ka ndryshuar, numri i ndërmarrjeve, objekteve, lokaleve, rrugët. Megjithatë mbetet shumë gjëra për t’u bërë. Dhjetë vjet janë shumë pak”, ka thënë ai për “Zona B”.

“Tani jemi në vitin 2018 dhe nuk kemi menduar se gjërat do të ndryshonin kaq shumë. Është mbresëlënëse, shumë ndryshe, është një qytet i vërtetë, ka diçka që është e ngjashme, një ndjenjë që gjeta te kosovarët, presidenti Thaçi, është njëfarë thellësie psikologjike sa i përket sigurisë”, shtoi ai.

Më tej ai ka thënë se ka vërejtur gjatë festës së dhjetëvjetorit të pavarësisë prezencën e madhe të amerikanëve.

“Kam parë që ka pasur shumë amerikanë por jo mjaftë evropianë”.

“Jeni në Evropë, jo në SHBA. Po besoj që duhet t’u jepet fjala më shumë evropianëve sesa amerikanëve, edhe pse i dua ata”.

Kushner ka thënë se këto ditë ka takuar edhe drejtuesit institucional kosovarë, si presidenti, Hashim Thaçi, kryeministrin, Ramush Haradinaj dhe deputetë e njerëz me të cilët ka punuar gjatë kohës kur ka punuar këtu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeadministratori i UNMIK-ut, Bernard Kushner, ka rrëfyer për detyrën që…