Kushtetuesja e rrezon në tërësi Ligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore

24 nëntor 2023 | 12:14

Gjykata Kushtetuese ka rrezuar Ligjit për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg, të cilin LDK-ja e kishte dërguar në kushtetuese për shqyrtim.

Në njoftimin e Kushtetueses është thënë se ligji në fjalë duhet të shpallet i pavlefshëm në tërësinë e tij.

“Në fund, aktgjykimi sqaron që kërkesa e parashtruesve të kërkesës është parashtruar në gjykatë bazuar në paragrafin 5 të nenit 113 (Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara) të Kushtetutës dhe se kjo kategori e kërkesave ka karakter suspenziv, përkatësisht ligji i tillë mund t’i dërgohet presidentit të Republikës së Kosovës për shpallje vetëm pas vendimmarrjes së gjykatës dhe në pajtim me modalitetet e përcaktuara në vendimin final të gjykatës për rastin e kontestuar. Në kontekst të praktikës së saj gjyqësore, siç është shtjelluar edhe në aktgjykim, gjykata vlerëson që marrë parasysh natyrën e dispozitave të ligjit të kontestuar të shpallura në kundërshtim me Kushtetutën dhe faktin që pjesa tjetër e ligjit të kontestuar do të ishte vështirë e zbatueshme pas shpalljes së dispozitave të lartcekura si të pavlefshme, Ligji i kontestuar, në shërbim të parimit të sigurisë juridike, duhet të shpallet i pavlefshëm në tërësinë e tij”, është thënë në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
GJILAN Adresa:Rruga e Prishtinës Euro Diesel: 1.28€ Bezinë: 1.19€ Nuk…