Kuvendi diskuton nesër për dhunën në familje

07 mars 19:41

Kuvendi i Kosovës do të mbajë debat parlamentar në lidhje me dhunën në familje dhe adresimin institucional.

Seanca do të zhvillohet nesër, e enjte, duke filluar nga ora 10:00.

Ndërsa, sot u diskutua në seancën e Kuvendit për përjashtimin e Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) nga Regjistri Evropian për Sigurimin e Cilësisë së Arsimit të Lartë (EQAR).

Kryeministri Ramush Haradinaj ka akuzuar rëndë ish-drejtorin e Agjencisë së Akreditimit, Blerim Rexhën, i cili, sipas Haradinajt, me letrën që i ka dërguar Regjistrit Evropian, ka lobuar që AKA-ja të përjashtohet nga EQAR, ashtu siç lobohet nga serbët për të pamundësuar anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka konfirmuar ndërrimin…