Kuvendi i Klinës vendos për lejimin e punës të dielave për bizneset

07 tetor 2020 | 17:08

Kuvendi i Komunës së Klinës ka mbajtur një seancë të jashtëzakonshme, ku të pranishëm ishin kryetari i kësaj komune, Zenun Elezaj, kryesuesi i Kuvendit, Fadil Gashi, nënkryetari Besim Hoti, drejtorë të drejtorive, asamblistë dhe përfaqësues të medieve.

Kjo seancë e jashtëzakonshme ka pasur vetëm një pikë të rendit të ditës, atë të shmangies nga dispozitat e rregullores nr. 06-6095/2011m për orarin e punës së bizneseve, rregullore e cila ndalon punën e disa bizneseve. “Anëtarët e Kuvendit miratuan kërkesën, e cila iu lejon bizneseve të punojnë ditën e diele. Ky vendim është i përkohshëm dhe do të vlejë deri në miratimin e rregullores së re”, ka njoftuar Komuna e Klinës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë ia ka dorëzuar…