Kuvendi i Rahovecit miraton planin zhvillimor komunal 2023-2031

15 dhjetor 2023 | 12:32

Në seancë të jashtëzakonshme, të premten Kuvendi Komunal njëzëri miratoi dokumentin strategjik më të rëndësishëm për Komunën e Rahovecit, Planin Zhvillimor Komunal 2023 – 2031.

Me këtë plan është paraparë zgjerimi i zonave ndërtimore, zonave të kombinuara për biznes (Ndërtim dhe zonat për biznese), si dhe ruajtja e zonave bujqësore.

Po ashtu parashihet shfrytëzimi i tokave; 21,247.30 hektarë, prodhim parësor (Bujqësi dhe pylltari); 1616.26 hektarë, prodhime dytësore (Industri e lehtë dhe energji e ripërtëritshme); 939.80 hektarë, prodhime tretësore; 547.38 hektarë, rrjet i transpotit, logjistikë dhe infrastrukturë publike; 2757.3 hektarë, për banim; dhe 399.07 hektarë, për shfrytëzime të tjera.

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka thënë se ky dokument strategjik i hap rrugë investimeve dhe zhvillimit ekonomik të kësaj komune.

“I falënderoj përzemërsisht për angazhim dhe bashkëpunim, drejtorin e Urbanizmit Albnor Mullabazi, drejtorët e drejtorive komunale dhe të gjitha subjektet politike në Rahovec. Falënderues ndaj të gjithë anëtarëve të Kuvendit Komunal për diskutimet konstruktive dhe për përkrahjen e dhënë në miratimin njëzëri të PZHK-së!”, ka thënë Latifi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për të tretin vit me radhë, biznesmeni Shkumbin Ismaili, shpallet…