Kuvendi i Shqipërisë voton sot rezolutën për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë

07 korrik 2022 | 08:44

Kuvendi i Shqipërisë pritet ta votojë sot projektrezolutën e mazhorancës që dënon masakrën e Srebrenicës.

Në projektrezolutën e dorëzuar nga një grup deputetësh të Partisë Socialiste konfirmohet qëndrimi i Shqipërisë se mohimi i gjenocidit të kryer ndaj popullatës boshnjake nga forcat serbe të Bosnjës përbën shkelje të ligjit ndërkombëtar.

Nismëtarët pohuan se projekt-rezoluta iu referohet tri rezolutave të miratuara nga Parlamenti Evropian në vitet 2005, 2009 dhe 2015. Nisma vjen pas rrëzimit në muajin maj të rezolutës së dorëzuar nga Sali Berisha. Mazhoranca e rrëzoi me argumentin se nuk mund të votojë një nismë të një personi të shpallur non grata nga ShBA-ja.

Ndërkaq, Partia Socialiste ka kërkuar që ta kalojë me procedurë të përshpejtuar ratifikimin e Protokolleve të anëtarësimit në NATO për Suedinë dhe Finlandën që të shqyrtohet gjatë ditës së sotme.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka publikuar çmimet…