Kuvendi Komunal i Mitrovicës aprovon disa propozim vendime

30 janar 2020 | 16:25

Nën drejtimin e kryesuesit, Safet Kamberi, dhe në prani të kryetarit të Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, nënkryetarit, Faruk Mujka, asamblistëve dhe drejtorëve të drejtorive të administratës komunale, të enjtën është mbajtur seanca e rregullt e Kuvendit të Komunës.

Fillimisht mbledhja ka filluar me një minutë heshtje, në shenjë nderimi dhe respekti për pjesëtarin e vrarë të Policisë së Kosovës, Sami Thaqi, gjatë ushtrimit të detyrës. Pastaj u propozuan disa pika shtesë për rend të ditës; Propozim-vendim për formimin e komisionit për shqyrtimin e ankesave të përzgjedhjes së anëtarëve të bordit të Drejtorëve në Ndërmarrjet Publike Lokale dhe propozim-vendim për zëvendësimin e anëtarëve në Komitetin për Politikë dhe Financa dhe Komitetin e Komuniteteve.

Në këtë seancë pas diskutimeve të zhvilluara, këshilltarët e Kuvendit Komunal aprovuan me shumicë votash; propozim-vendim për caktimin e orarit të mbajtjes së mbledhjeve të rregullta të Kuvendit të Komunës për vitin 2020; propozim-vendim për mbështetje financiare, subvencionim të transportit të qumështit për fermerët; plani i punës së Njësisë së Auditimit të Brendshëm për vitin 2020; plani strategjik i Njësisë së Auditimit të Brendshëm për periudhën 2020-2022; plani i punës së Kuvendit për vitin 2020; raporti i punës së Kuvendit për periudhën janar-dhjetor 2019; propozim vendim për formimin e komisionit për shqyrtimin e ankesave të përzgjedhjes së anëtarëve të bordit të Drejtorëve në Ndërmarrjet Publike Lokale dhe propozim-vendim për zëvendësimin e anëtarëve në Komitetin për Politikë dhe Financa dhe Komitetin e Komuniteteve.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë qëndrimit zyrtar në Egjipt, kryetari i Bashkësisë Islame të…