Kuvendi Komunal i Skenderajt miraton tri pika të rendit të ditës, njëra për ndërtimin e tregut të gjelbër

30 maj 2023 | 15:01

Kuvendi Komunal i Skenderajt ka mbajtur të martën seancën e rregullt të cilën e ka udhëhequr kryesuesja Adelina Spahiu, e në të cilën kanë marrë pjesë edhe kryetari Fadil Nura, drejtorët komunalë, anëtarët e Kuvendit, përfaqësues të OSBE-së dhe shoqërisë civile.

Me këtë rast, asambleja ka pas për shqyrtim tri pika të rendit të ditës, të cilat pas diskutimit u miratuan.

“Propozim-vendim për shpallje të interesit të përgjithshëm publik, pronë private, në funksion të realizimit të projektit të ndërtimit të tregut të gjelbër në qytetin e Skenderajt; Propozim-vendim për miratim të Planit të Veprimit për Transparencë Komunale 2023-2027; Propozim-vendim për lejimin e mjeteve financiare nga Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, për mbështetje financiare të fermerit Misim Shabani. Pas diskutimeve në pikat e mësipërme dhe sqarimeve nga ana e kryetarit Nura dhe drejtorëve, Kuvendi ka miratuar të gjitha pikat e rendit të ditës”, ka njoftuar Komuna e Skenderajt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori i njohur në futbollin e Kosovës, Hamdi Namani është…