Kuvendi mban nesër seancë plenare, ky është rendi i ditës

18 tetor 2021 | 15:52

Kuvendi i Kosovës nesër (e martë)  do të mbajë seancë plenare me fillim nga ora 10:00.

Në rend dite janë shqyrtimi i një numri të projektligjeve, gjithashtu edhe pyetjet parlamentare dhe deklarime jashtë rendi të ditës.

Rendi i ditës​:

Deklarimet jashtë rendit të ditës,

Pyetjet parlamentare,

Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-036 për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës Jashtë Vendit,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-020 për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështjet civile,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-023 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për festat zyrtare në Republikën e Kosovës,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-026 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-213 për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështje penale,

Shqyrtimi i parë i Projekt-kodit nr. 08/L-032 të Procedurës Penale,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-037 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-76 për shëndetin riprodhues,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-038 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-192 për transplantimin e indeve dhe qelizave,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-039 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-024 për shërbimin mjekësor emergjent,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-040 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-156 për kontrollin e duhanit,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-041 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-023 për mbrojtjen e të ushqyerit me qumësht gjiri,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-042 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-249 për sigurimin shëndetësor,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-043 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-125 për shëndetësi,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-044 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-110 për ndërprerjen e shtatzënësisë,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-045 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-042 për gjak dhe përbërës të gjakut,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-046 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-109 për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-047 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-190 për produkte dhe pajisje medicinale,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-048 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-78 për shëndetësi publike,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-049 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-38 për Inspektoratin shëndetësor,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-050 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2003/22 për Inspektoratin sanitar të Kosovës,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-051 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2004/38 për të drejtat dhe përgjegjësitë e banorëve të Kosovës në sistemin shëndetësor,

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2020,

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2020.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga: Baton Haxhiu Tregimi ndër shqiptarë se çdo çudi zgjat…