Kuvendi mban një minutë heshtje për Hilmi Haradinajn

19 qershor 2018 | 11:12

Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Kosovës ka filluar me rreth gjysmë ore vonesë.

Pas fillimit të seancës, me propozim të grupit parlamentar të AAK-së, Kuvendi ka mbajtur një minutë heshtje për Hilmi Haradinajn .

Hilmi Haradinaj është babai i kryeministrit Ramush Haradinajt, deputetit Daut Haradinaj dhe i heronjve Shkëlzen dhe Luan Haradinaj.

Ai ka ndërruar jetë dy ditë më parë pas një sëmundje dhe është varrosur me nderime shtetërore, një ditë më parë në vendlindjen e tij, në Gllogjan

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, në interpelancën kuvendore, rreth…