Kuvendi miraton Ligjin, paga minimale rritet në 264 euro

13 korrik 2023 | 21:20

Me 60 vota për, vetëm një abstenim e asnjë kundër, është miratuar Ligji për pagën minimale nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Ky ligj parasheh rritjen e pagës minimale në 264 euro bruto, apo 250 euro neto.

Deri tani, paga minimale në Kosovë është ndarë në dy kategori: 130 euro për të punësuarit e moshës nën 35 vjeç dhe 170 euro për të punësuarit mbi 35 vjeç.

Me miratimin e këtij ligji, kjo do të ndryshojë.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se janë duke përmbushur edhe një tjetër zotim tonin, rritjen e pagës minimale.

“Me miratimin në lexim të dytë në Kuvend, mundësohet rritja e pagës minimale. Nga 130 euro e 170 euro, në 264 euro bruto për të gjithë. Për punëtorët nën 35 vjeç rritje e pagës minimale për 103%, ndërsa për punëtorët deri në 65 vjeç rritje për 55%. Po ashtu hiqet tatimi në të ardhurat personale për pagat deri në nivelin e pagës minimale. Nga kjo rritje do të përfitojnë rreth 100 mijë punëtorë, ndërsa nga heqja e shkallës së parë tatimore do të përfitojnë të gjithë punëtorët. Punëtorëve po ua sigurojmë pragun e të hyrave që u mundëson jetë të dinjitetshme. Falënderoj të gjithë deputetët që votuan këtë ligj”, ka shkruar Kurti në “Facebook”.

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ndaj situatës së…