Kuvendi miraton ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë

14 gusht 2020 | 17:31

Kuvendi i Republikës së Kosovës e ka miratuar në lexim të dytë  Projektligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19 në territorin e Republikës së Kosovës.

Në favor të këtij projektligji kanë votuar 77 deputetë dhe shtatë kanë abstenuar.

Ky projektligj është iniciuar nga kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka falënderuar deputetët për votimin e këtij projektligji.

Më këtë rast, ajo ka përgëzuar veçanërisht anëtarët e Komisionit për Shëndetësi, duke bërë thirrje që të jenë të bashkuar në tema që janë në interes të qytetarëve.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Republikës së Kosovës, e udhëhequr nga kryeministri Avdullah…