Kuvendi nesër shqyrton buxhetin e shtetit për vitin 2022

24 nëntor 15:53

Kuvendi i Kosovës nesër (e enjte) do ta mbajë seancën e radhës plenare. Kjo seancë pritet t’i fillojë punimet në orën 10:00.

Gjatë kësaj seance, deputetët do ta shqyrtojnë në lexim të parë Projektligjin për ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022.

Po ashtu, në këtë seancë pritet të votohet për zgjedhjen e zëvendësdrejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit dhe të bordit të RTK-së

Rendi i ditës:

1. Miratimi i rendit të ditës,

2. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

3. Pyetjet parlamentare,

4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-066 mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022,

5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-065 për produktet biocide,

6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08-L-022 për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara në transaksionet elektronike,

7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-029 për punimet nga metalet e çmuara,

8. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për vitin 2020,

9. Propozimi i GP të LV-së për zëvendësimin e deputetëve në komisione parlamentare,

10. Zgjedhja e zëvendësdrejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit,

11. Zgjedha e anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë mbjell 140 pemë bliri në Prishtinë në përpjekje për…