Kuvendi nuk e fut në rend dite propozimin e VV-së për Telekomin

13 korrik 2020 | 17:00

Nuk ka kaluar propozimi i VV-së për plotësimin e rendit të ditës, ku u kërkua që të diskutohet për gjendjen në Telekomin e Kosovës.

28 deputetë kanë votuar pro, 15 kundër dhe 12 kanë abstenuar.

Nënkryetarja e Kuvendit dhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka kërkuar që të futet në rend dite diskutimi për Telekomin e Kosovës.

Nagavci kërkoi që diskutimi për ndërmarrjen publike të shtohet si çështje urgjente në rendin e ditës së seancës plenare, pasi gjykata ka lejuar përmbarimin e një vendimi të arbitrazhit në favor të kompanisë Dardafon.net, e njohur si “Z-Mobile”.

“Përmbarimi i vendimit rrezikon mbarëvajtjen e Telekomit, duke cenuar njëherësh sigurinë shtetërore, interesin publik dhe punëtorët e ndërmarrjes. Vendimi i arbitrazhit është pasojë e një kontrate skajshmërisht të pavolitshme që drejtuesit e papërgjegjshëm të Telekomit kanë lidhur me “Z-Mobile”, mbi 10 vjet më parë. Kontrata i ka shkaktuar dëme të rënda ndërmarrjes dhe punëtorëve ndër vite”, thuhet komunikatën e VV-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Maqedonia e Veriut të hënën ka regjistruar tri viktima nga…