Kuvendi shpenzoi mbi 1 milion e 600 mijë euro në tre muajt e parë të 2023-ës

21 qershor 2023 | 13:47

Kuvendi i Kosovës ka shpenzuar mbi 1 milion e 600 mijë euro në tre muajt e parë të vitit 2023. Pjesa dërrmuese e tyre është për paga dhe shtesa për deputetët, administratën dhe stafin mbështetës.

Ndërsa, rreth 200 mijë euro janë për mallra dhe shërbime.

Këto të dhëna janë bërë publike nga zëvendësuesi i Sekretarit të Kuvendit, Arben Loshi, në mbledhjen e Komisionit për Buxhet dhe Financa.

Në mbledhjen e sotme, ky komision ka miratuar edhe raportet e komisioneve kryesore për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore. /Kosovapress

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lionel Messi do të debutojë me fanellën e Inter Miamit…