Messi debuton më 21 korrik, zbulohet emri i kundërshtarit

21 qershor 2023 | 13:47

Lionel Messi do të debutojë me fanellën e Inter Miamit më 21 korrik, kundër Cruz Azul, në një ndeshje për Kupën e Ligës, një kompeticion që bashkon skuadra nga MLS dhe liga meksikane.

Ka qenë Jorge Mas, pronari i klubit të Amerikës së Veriut, ai që ka bërë të ditur në një intervistë për gazetën “Miami Herald’ datën e debutimit të kampionit të botës me skuadrën nga Florida.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin DRV PNK, në Fort Lauderdale, shtëpia e përkohshme e Inter Miamit, i cili është ende në kërkim të një stadiumi të përhershëm. Ndërkohë, DRV PNK do t’i nënshtrohet rikonstruksionit për të shtuar kapacitetin me mbërritjen e “Pleshtit”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i është adresuar të mërkurën…