Kuvendi voton bordin e ri të ARKEP-it

27 maj 2021 | 17:50

Me 61 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, deputetët e Kuvendi të Kosovës, e kanë votuar bordin e ri të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP).

Në krye të këtij bordi është zgjedhur Nazim Rrahimi.

Anëtarë të këtij bordi janë emëruar:

Lule Ahmedi, anëtare;

Shkumbin Hamiti, anëtar;

Rrezarta Duraku Rizaj, anëtare; dhe

Arian Qorrolli, anëtar.

Mandati i këtij bordi është pesëvjeçar

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas shqyrtimit të aplikacioneve, Komisioni Rekomandues ad hoc për procesin…