Kuvendi voton Projektligjin për Infrastrukturën e Informacionit Hapësinor

22 korrik 2021 | 14:24

Kuvendi i Kosovës në seancën e së enjtes ka miratuar në parim Projektligjin për krijimin e Infrastrukturës Kombëtare të Informacionit Hapësinor.

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Librun Aliu, ka thënë se të dhënat hapësinorë janë të domosdoshme për vendin.

Duke sqaruar këtë projektligji, ai ka thënë se të gjitha të dhënat hapësinore do të vendosen në një data bazë të vetme gjeo-hapësinore, e cila siç tha Aliu, do të jetë e qasshme edhe për publikun dhe institucionet qendrore e lokale.

Projektligji për krijimin e Infrastrukturës Kombëtare të Informacionit Hapësinor u mbështet me 68 vota.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova U20 në konkurrencën e meshkujve sonte do të ketë…