Kosova sonte e zhvillon ndeshjen e fundit në grupe

22 korrik 2021 | 14:14

Kosova U20 në konkurrencën e meshkujve sonte do të ketë ndeshjen e fundit në grupe.

Dardanët e rinj do të ballafaqohen me Sllovakinë, në takimin që zhvillohet nga ora 18:00. Kosova dhe Sllovakia kanë nga dy humbje, ndërsa Bjellorusia dhe Hungaria nga dy fitore.

Sonte janë takimet e fundit në grupe, ku si Kosova, ashtu edhe Sllovakia do të synojnë fitoren e parë në FIBA European Challengers, që po zhvillohet në Hungari nga 20 deri më 25 Korrik. Ndeshja transmetohet në YouTube dhe faqen zyrtare të FBK-së në Facebook.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media Doarsa…