LV-ja kundërshton reagimet për përzgjedhjen e anëtarëve të KPM-së

22 korrik 2021 | 14:10

Kryetarja e Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media Doarsa Kica-Xhelili i ka quajtur të pavërteta deklarimet lidhur përzgjedhjen e anëtarëve të komisionit ad-hoc të Komisionit të Pavarur të Medieve(KPM).

Në një konferencë për medie, ajo ka thënë se ende e ka të paqartë se ku është pjesa top sekrete kur është themeluar komisoni ad-hoc në seancë të Kuvendit. “Për ne është shumë e çuditshme se si po shfrytëzohen dezinformatat kinse për thirrje transparencë. Duhet ta kemi parasysh se disa nga aktorët që kanë rezistuar ndaj këtij procesi kanë pasur qasje në dokumente publike dhe i kanë pranuar emrat anëtarë të komisionit ad-hoc. Njësoj nuk ka pasur thirrje publike për monitorin nga mediat, por ka qenë një kërkesë për monitorim, por nuk kemi bërë thirrje ata me vetiniciativë kanë kërkuar dhe kjo kërkesë do të trajtohet”, ka deklaruar Kica.

Ditë më parë, përzgjedhja ad-hoc e anëtarëve të Komisionit të Pavarur për Media është kundërshtuar nga shoqëria së civile.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbi bazën e informacionit dhe dyshimeve të arsyeshme, se një…