
KV Peja me shumë mund mposhti Erzenin në Shijak
28 janar 2023
| 23:27
Peja ka mposhtur Erzenin si mysafire në palestrën “Dhimitraq Goga”, në Shijak, të shtunën mbrëma, në përballjen e vlefshme për xhiron e fundit të Ligës “Gjergj Kastrioti”.
Ishte një ndeshje tejet e fortë, por eventualisht pejanët arritën t’i fitojnë dy pikë, falë një fitoreje 2-3 (21-25, 25-17, 25-20, 21-25, 12-15).
Me këtë fitore, Peja kualifikohet në fazën e “play-off”-it të ligës së përbashkët, nga Grupi A.