Ky është dënimi i UEFA-s për Milanin

14 dhjetor 14:32

UEFA ka marrë vendimin për gjyqin e Milanit, për sa i përket dështimit për të përmbushur standardet e “fair-play”-t financiar nga ana e klubit kuqezi.

Seanca ishte shtyrë për të premten, si pasojë e ndeshjes që Milani do të luante të enjten ndaj Olimpiacosit dhe pikërisht disa momente më parë është dhënë vendimi përfundimtar.

Organi më i lartë qeverisës i futbollit Evropian, ka dalë në një njoftim zyrtar, duke komunikuar vendimin. Klubi kuqezi do të marrë një gjobë prej 12 milionë eurosh, si dhe ka afat deri në 30 qershor 2021 për të rregulluar bilancet. Gjithashtu përveç kësaj, klubi nga Milano, do të ketë reduktim lojtarësh në dy sezonet e ardhshëm në kompeticionet evropiane, duke mos regjistruar më shumë se 21 lojtarë.

Në rast se klubi i Milanit, nuk do të përmbushë rregullimin e bilanceve deri në fund të sezonit 2020/2021, atëherë dënimi do të përshkallëzohet, në të paktën një vit përjashtim nga kompeticionet e UEFA-s.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-komandanti i Zonës Operative të Drenicës, Sami Lushtaku, ka uruar…