Ky është fshati i Lipjanit që konsiderohet se ka ari në vlerë prej 170 milionë euro

01 tetor 2023 | 22:21

Në fshatin Brus të Lipjanit po konsiderohet se ka elemente të arit në sasi prej 170 milionë eurosh. Kompania britanike që po merret me këtë hulumtim thotë se në rast të vërtetimit të këtyre dyshimeve, do të ketë përfitime të shtetit por edhe banorëve. Teksa banorët e fshatit thonë se nuk e lëshojnë vendin e tyre në rast se nuk u kompensohet mjaftueshëm.

Në shikim të parë duket një fshat i thjeshtë në një thellësi malore

Por, fshati Brus i Lipjanit, po konsiderohet se ka një pasuri të jashtëzakonshme nëntokësore me xehe që përmbajnë elemente të arit.

Madje kjo ka nxitur interesim të organizatave ndërkombëtare që merren me këtë fushë.

Drejtori ekzekutiv i “Western Theyan Resources”, Mentor Demi tregon vlerën e arit që konsiderohet se ka aktualisht kjo zonë.

Madje, ai tregon se cilat mund të jenë përfitimet që mund t’i vijnë shtetit në rast se vërtetohen këto hulumtime të tyre.
E optimistë për këtë gjë janë edhe banorët e lagjes Peshteri të këtij fshati.

Kryetari i këtij fshati thotë se në rast se nuk kanë përfitime banorët, atëherë kjo sasi e arit nuk do të mund të nxirret nga tokat e tyre.

Kurse, Nuhë Gashi i cili ka tokën e tij në këtë pjesë, tregon se analiza të tilla janë bërë edhe në të kaluarën nga ish- shteti jugosllav.

Projekti i cili parashihet të zhvillohet në këtë pjesë, pritet të zgjasë rreth 7 vjet ku edhe pritet të bëhet shpronësimi i këtij fshati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Familja e Ruhan Muharremit nga Medvegja mbrëmjen e kaluar u…