Ky është i plagosuri në Skenderaj, dorëzohet dorasi

31 maj 2023 | 23:15

Bëhet e ditur se i plagosuri në Skënderaj është Imer Gashi ndërsa dorasi pasi ka kryer aktin është vetëdorezuar në stacionin policorë në Skenderajt.

Kujtojme se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 20:30 në rrugën “Bekim Berisha” në lagjen dy, shumë afër QKMF-së së Skenderajt.

Rastin e ka konfirmuar zyrtarisht edhe zëdhënesi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Rreth orës 20:30, Policia në Skenderaj ka pranuar informatën për një person të plagosuar nga arma e zjarrit, viktima është dërguar në tretman mjekësor. Lidhur me rastin policia ka arrestuar të dyshuarin si dhe ka sekuestruar një armë pistoletë, hetuesit policor po vijojnë hetimet e mëtejme”, ka thënë Zahiti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara në NATO, Kurt Volker, ka…