Ky është i riu nga Deçani që është vrarë të dielën (Foto)

23 shtator 2018 | 17:46

Adonis Tetaj është i riu nga Deçani i cili ka humbur jetën të dielën.

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka thënë se 29-vjeçari ka humbur jetën aksidentalisht. Me këtë rast, ai i ka shprehur ngushëllime familjes Tetaj dhe të gjithë qytetarëve të Deçanit.

“Aksidentalisht ndahet nga jeta në moshën 29-vjeçare Agonis (Isuf) Tetaj nga Lluka e Ulët. Tragjedia që ka goditur familjen Tetaj, na ka prekur rënd të gjithëve. Ngushëllime familjes Tetaj dhe të gjithë qytetarëve të Komunës së Deçanit. P.S sinqerisht lus mediat dhe portalet që të jenë të kujdesshëm me këtë rast tejet të rëndë për familjen dhe për të gjithë ne. Ngushëllime! Me respekt”, ka shkruar Ramosaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Aksidentalisht ndahet nga jeta në moshën 29-vjeçare Agonis (Isuf) Tetaj nga Lluka e Ulët.Tragjedia që ka goditur…

Gepostet von Bashkim Ramosaj am Sonntag, 23. September 2018

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri Shpëtim Duro ka debutuar me fitore si trajner i…