Ky është i riu që bëri vetëvrasje pasi ushtroi dhunë në familje

31 janar 2023 | 10:52

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmë në fshatin Brusë të Lipjanit, ku një person është gjetur pa shenja jete në një objekt, ku dyshohet se bëri vetëvrasje.

Rasti i rëndë ka ndodhur në një stallë të bagëtive, ku i ndjeri vendosi t’i jap fund jetës duke u varur. Ky rast ka tronditur familjen Gashi, kur e morën lajmin se Lindoni i kishte dhënë fund jetës, raporton Sinjali.

Burimet kanë bërë me dije se vdekjen e Lindon Gashit, 31-vjeçar, e ka konfirmuar ekipi mjekësor që doli në vendin e ngjarjes bashkë me Policinë, ku kanë hasur në trupin e të ndjerit dhe pas ekzaminimit për shenjat vitale, u konstatua se viktima ka ndërruar jetë.

Sipas informacioneve të para, i ndjeri fillimisht dyshohet se kishte ushtruar dhunë në familje dhe më pas ishte larguar nga shtëpia. Për disa orë s’dihej gjë për fatin e tij dhe familja shpresonte se do të kthehej sërish, por fatkeqësisht e gjetën të vdekur.

Pas përfundimit të ekzaminimeve në vendin e ngjarjes, trupi i pajetë është tërhequr për t’u dërguar në IML për obduksion dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit kanë nisur hetimet për vdekjen e 31-vjeçarit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i stafit Blerim Vela dhe Këshilltari i Jashtëm Bekim…