Ky është i riu që humbi jetën papritur në Prishtinë

30 janar 2023 | 18:54

Sot, mediet kanë raportuar për një ngjarje tragjike që ka ndodhur në kompaninë e call center ‘Teleperformance’, ku një person që do fillonte sot punën, ka humbur jetën në mënyrë të papritur.

Mësohet se viktima është Agon Shabani, 28-vjeçar.

Vdekjen e Agonit e ka konstatuar mjeku kujdestar që doli në vendin e ngjarjes bashkë me ekipin e Emergjencës, teksa bëhet e ditur se vdekja e tij ka ndodhur për shkaqe natyrore.

Sipas njoftimit të familjarëve, ceremonia mortore do të mbahet nesër në orën 12:00 në varrezat e fshatit Bec në Gjakovë.

Lajmi i plotë ngushëllues i Halit Shabanit:

Lajm i hidhur ishte për familjen tonë sot, vdekja e papritur e djalit, vëllaut, nipit tonë Agon Shabani. Varrimi i të ndjerit do të bëhet me datë, 31.01.2023 në ora 12 në varrezat e fshatit Bec, tek tyrbja e Becit. Me pikëllim të thellë tërë familja e gjerë e Qel Shabanit – Bec.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit për promovimin e matematikës në…