Ky është moti për sot

19 maj 2019 | 09:06

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot në vendin tonë temperaturat maksimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 22-24 gradë celsius.

“Do të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe me diell. Vranësirat gjatë ditës do të jenë aktive dhe si pasojë vende-vende do të sjellin reshje shiu, të shoqëruara me shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-24 gradë celsius. Indeksi UV mbetet i lartë, kurse në fushat barike do të ketë luhatje, por që mbetemi nën vlerat e normales për gjatë gjithë ditës. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-8m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Procesi zgjedhor në katër komunat në veri të Mitrovicës, tanimë…