Ky është numri i përgjithshëm i të shëruarve nga Covid-19 në Kosovë

18 qershor 2020 | 21:19

Nga data 08 shkurt deri më 18 qershor në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 20.206 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.916 raste.

Sot janë shëruar pesë pacientë nga Covid-19, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarave shkon në 973.

“Sot më 18 qershor 2020, janë shëruar 5 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 973 raste”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga 63 testime për Covid-19, 12 kanë rezultuar pozitiv në…