Ky është numri i rasteve aktive me Covid në Kosovë
24 prill 2022
| 15:04
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se në Kosovë janë edhe 442 raste aktive me Covid.
Ndërsa gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, MSh-ja ka njoftuar se janë raportuar 23 raste të reja me Covid si dhe janë shëruar 14 persona.
“Nga 869 testime, 23 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.396. Në total numri i rasteve aktive është 442”, ka njoftuar MSh-ja.
Raporti 24-orësh i MSh-së: 23 raste të reja me Covid dhe 57 të vaksinuar



