Raporti 24-orësh i MSh-së: 23 raste të reja me Covid dhe 57 të vaksinuar

24 prill 2022 | 15:00

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë raportuar 23 raste të reja me Covid si dhe janë shëruar 14 persona.

Po ashtu, MSh-ja ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore janë dhënë 57 doza të vaksinës kundër Covid-it.

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.825.379 doza të vaksinës. Deri më sot 821.763 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.  Deri më sot janë dhënë 101.190 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër Covid-19. Nga 869 testime, 23 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.  Sot janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.396. Në total numri i rasteve aktive është 442”, ka njoftuar MSh-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot janë bërë 60 ditë nga pushtimi rus, por Departamenti…