Ky është numri i rasteve aktive me Covid në Kosovë

26 shtator 2021 | 15:03

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se në Kosovë janë edhe 4 176 raste aktive me Covid.

Sipas kësaj ministrie,  gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur pesë persona nga Covidi dhe janë paraqitur 77 raste të reja me koronavirus.

Po ashtu, kjo ministri ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore janë shëruar nga Covidi edhe 696 persona.

“Nga 4 322 testime, 77 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 5 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 696 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 152 758. Në total numri i rasteve aktive është 4 176”, ka njoftuar MSh-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve…