Ky është parashikimi i motit

04 janar 2019 | 10:26

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se gjatë ditës do të mbajë mot kryesisht i vranët, me ngrica dhe vende-vende me fjolla të dobëta bore.

“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -9 deri -6 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -4 deri -3 gradë celsius. Kjo gjendje sinoptike është pasojë e prezencës së masave ajrore me origjinë nga veriu i kontinentit të cilat do ta mbajnë këtë gjendje termike me vlera negative gjatë gjithë ditës.

Shtypja atmosferike ka shënuar rënie të lehta. Do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1-11 m/s”, është bërë me dije në njoftimin e IHMK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka përkujtuar kolonel Tahir Zemajn,…