Ky është personi që dyshohet se plagosi Pajtim Gashin

04 mars 2024 | 19:30

Janë zbuluar detaje të reja lidhur me incidentin që ndodhi mëngjesin e sotëm në rrugën rrugën “Bedri Shala” në Prishtinë ku një person mbeti i plagurur me armë zjarri.

Insajderi gjatë ditës informoi lexuesit se personi i plagosur ishte Pajtim Gashi. Ndërsa tani burimet e mediumit kanë bërë me dije se njëri nga personat e dyshuar është Shumbim Sekiraça.

Mësohet se pasi policia ka shikuar vendin e ngjarjes, incizimin dhe provat e tjera që ka siguruar, ka ardhur në përfundim se i dyshuari është 20 vjeçari Shkumbim Sekiraça.

Sipas burimeve të konfirmuara deri tek ky incident ka ardhur për një kontest që përfshihet një shumë e madhe e parave.

I plagosuri Pajtim Gashi, gjatë trajtimin në QKUK, është intervistuar nga Njësia e Krimeve Regjionale, por ai nuk ka pranuar që të identifikoi asnjë person.

Ai gjatë intervistës ka thënë se nuk e njeh asnjërin nga sulmuesit.

Derisa i njëjti është liruar e policia po vazhdon hetimet në sigurimin e provave për të arrestuar të dyshuarit e përfshirë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-polici dhe avokati, Visar Rrecaj, ka thënë se INTERPOL-i ende…